Video/ Rama publikon pamjet nga punimet e pistës së aeroportit të Vlorës

31 Tetor 2022, 11:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Video/ Rama publikon pamjet nga punimet e pistës së aeroportit të

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga puna që po vijon në kantierin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Nga pamjet shihet se ka përfunduar shtresa e parë e pistës së aeroportit.

Sipas të dhënave të projektit, aeroporti do të shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh. Nga këto 16.000 m2 do të jetë zona e terminalit të pasagjereve. Parkingu i avionëve do të jetë 46.690 m2 nga të cilat 32.000 m2 do të jenë për pozicionet e avionëve (12 vendqëndrime).

2000 m2 do të jetë sipërfaqja e shërbimit zjarrfikës.

 

 

Po ndodh...