Deputetët e PD-së e akuzuan se i kërcënoi, Ilir Beqaj nga qelia: U përballa me fyerje, më trajtuan si send!
Ish-ministri Ilir Beqaj ka reaguar nga qelia pas akuzave të deputetëve të opozitës se hyri në sallën ku po zhvillohej Komisioni Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-Up duke i kërcënuar.
“Jam i paraburgosur, por s’pranoj të më marrin nëpër këmbë”, shkruan Ilir Beqaj, i cili u thirr në Komision dy ditë rresht për të dëshmuar, por për shkak të përplasjeve mes PD dhe PS, nuk u mor në pyetje për koncesionin e sterilizimit.
Ish-ministri i Shëndetësisë u shpreh se priste në Kryesi prej orës 10:30 të paradites së djeshme (13 Nëntor) për të dëshmuar, por theksoi se u përball me akuza, fyerje e tallje nga deputetët e PD-së, anëtarë të Komisionit.
“Kam degjuar deputeten Zhupa qe sikur une te isha send kerkonte qe meqe kishte kaluar ora 24 e dates 13 nentor te kthehesha ne qeli pasi sipas saj kjo ishte leja e dhene nga Drejtoria e Burgjeve”, shkruan ai.
Ilir Beqaj shtoi se hyri në sallën e mbledhjes vetëm 1 hap nga dera dhe se ka shprehur rezoltën e tij për “talljen deri ne kufijte e tortures qe behej prej me shume se 14 oresh”, duke theksuar se: “Nuk kam kercenuar apo fyer askend.”
Deklarata e plotë:
Prej mars 2024 kur është miratuar ngritja e komisionit hetimor parlamentar per koncensionet ne shendetesi, nga deputetet nismetare jam perballur me akuza, fyerje si hajdut, kriminel etj. Kam pritur ne heshtje diten e perballjes ne Komision. Diten e marte jam paraqitur ne oren 10 dhe deri ne oren 19.30 jam penguar te jap deshmine. Eshte penguar te flase edhe avokati im.
Diten e merkure jam paraqitur ne oren 10.30 sipas njoftimit dhe kam pritur deri ne oren 01.40 te dites se enjte. Edhe ne mbledhjet e ketyre dy diteve qe jane publike, me ze dhe figure, jam perballur me akuzat, talljet e fyerjet nga Vokshi, Zhupa, Koreshi dhe Hoti.
Ne ate ore te nates, duke qendruar prane salles se mbledhjes ne pritje per te deshmuar dhe duke ndjekur punimet e komisionit, kam degjuar deputeten Zhupa qe sikur une te isha send kerkonte qe meqe kishte kaluar ora 24 e dates 13 nentor te kthehesha ne qeli pasi sipas saj kjo ishte leja e dhene nga Drejtoria e Burgjeve.
Sipas Kodit te Procedures Penale edhe per nje paraburgosur ne rast marrje ne pyetje apo procesi gjyqesor qendrimi nuk varet nga orari i lejes por kohezgjatja e seances perkatese. Kam hyre ne sallen e mbledhjes vetem nje hap nga dera dhe kam shprehur haptazi revolten time per talljen deri ne kufijte e tortures qe behej prej me shume se 14 oresh. Nuk kam kercenuar apo fyer askend.
I kam treguar i revoltuar deputetes Zhupa se jam aty ne pritje prej ores 10.30. Edhe nese jam i paraburgosur nuk pranoj te me fyejne dhe te me marrin neper kembe. Kete e refuzoj, e kundershtoj dhe do te vazhdoj ta kundershtoj. Ne 8 muaj hetime te komisionit, te gjithe deshmitaret kane provuar qe dy koncensionet objekt hetimi jane histori suksesi. Deshtimin politik deputetet e opozites nuk i lejoj ta percjellin ne neperkembje te dinjitetit tim.
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128