Reagon edhe Basha pas sulmit ndaj Berishës: E dënoj ashpër, ngjarja të zbardhet deri në fund!

6 Dhjetor 2022, 14:51 / POLITIKË ALFA PRESS

Reagon edhe Basha pas sulmit ndaj Berishës: E dënoj ashpër,

Me anë të një statusi Lulzim Basha, ka reaguar për incidentin e ndodhur gjatë protestës së opozitës, ku një person goditi me grusht kreun e PD Sali Berisha.

Në reagimin e tij Basha ka dënuar sulmin ndaj Berishës, duke u shprehur se dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje.Po ashtu Basha thekson se kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht.

Reagimi

Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar.