Dita e Çlirimit të Kosovës/ Nikolla: Po punojmë për bashkërendimin e diplomacisë parlamentare

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ka uruar Kosovën për 23 vjetorin e Çlirimit, në ditën qëshënon ndërhyrjen e forcave të NATO-s kundër agresorit serb.
Nëpërmjet një mesazhi të postuar, Nikolla shkruan se çlirimi i Kosovës është vepër e UÇK-së dhe e popullit shqiptar të Kosovës. Ndërsa shtoi se po bëheshin hapa të mëtejshëm në bashkëpunimin mes dy vendeve ,duke bashkërenduar diplomacinë parlamentare.
Postimi i kryeparlamentares, Lindita Nikolla:
Sot është një ditë e shënuar për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët.
Çlirimi i Kosovës është vepër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e popullit të Kosovës, me mbështetjen e aleatëve të mëdhenj të kombit shqiptar, ShBA dhe NATO.
Kosova e pavarur dhe demokratike është rezultat i Kosovës së lirë.
Shqipëria qëndron në krah të Kosovës, për përballimin e sfidave të përbashkëta. Sepse sfidat e Kosovës janë edhe sfidat e Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës po bashkërendojnë diplomacinë parlamentare për përballimin e tyre.
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, një kërkesë e drejtë dhe e merituar.
-
Pesha e rëndë e sekreteve
12 Qershor, 17:32 -
Arrestohet bosi i mafias malteze, transportonte kokainën drejt Italisë
12 Qershor, 16:53
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


