Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë, Jupi: Financimi i ulët i arsimit dhe mungesa e vizionit, rrezikojnë sistemin tonë arsimor
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi, shkruan se “financimi i ulët i dedikuar për arsimin, ( 2.3 % të PBB) mungesa e një vizioni të qartë dhe vendimmarjeve të drejta për zhvillim të qëndrueshëm në fushën e arsimit e shkencës, janë faktorët kyç që ndikojnë jo vetëm në nënpërfaqësimin e vajzave dhe grave në fushat e shkencë, teknologjisë, inxhinietisë e matematikës të njohura si STEMS, rrezikojnë mbylljen e disa programeve të shkencave në universitetet tina, por e radhisin Shqipërinë në vendet e fundit në Bashkimin Europian për kërkimin shkencor dhe zhvillimin e shkencë, teknokogjisë dhe fushave lidhur me to”.
Më poshtë postimi i plotë:
Unë besoj se shkenca ka nevojë dhe hapësirat e duhura për kreativitetin, energjinë, aftësitë dhe mendjen e bukur të çdo vajze e gruaje që dëshiron dhe ka talentin e pasionin të studiojë dhe të kontribuojë në fushat e teknologjisë, inxhinierive, matematikës, kimisë, e plot fusha të tjera të STEM.
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, të dhënat tregojnë se më shumë vajza se djem nisin shkollimin, por sistemi ynë arsimor, tregu i punës, sistemi i vlerësimit të aftësive ka hallka të shkëputura të cilat ndikojnë në nënpërfaqësimin e vajzave e grave në fushat e shkencës.
Financimi i ulët i dedikuar për arsimin, ( 2.3 % të PBB) mungesa e një vizioni të qartë dhe vendimmarjeve të drejta për zhvillim të qëndrueshëm në fushën e arsimit e shkencës, janë faktorët kyç që ndikojnë jo vetëm në nënpërfaqësimin e vajzave dhe grave në fushat e shkencë, teknologjisë, inxhinietisë e matematikës të njohura si STEMS, rrezikojnë mbylljen e disa programeve të shkencave në universitetet tina, por e radhisin Shqipërinë në vendet e fundit në Bashkimin Europian për kërkimin shkencor dhe zhvillimin e shkencë, teknokogjisë dhe fushave lidhur me to.
Sot jetojmë në një botë ku vajzat inkurajohen të studiojnë shkencën, ku gratë kanë mbështetjen e duhur për të balancuar përgjegjësitë e kërkimit dhe amësisë, ku shkencëtarët gjykohen thjesht në bazë të meritave të zbulimeve të tyre dhe potencialit të punës së tyre për të ndryshuar botën, ndaj nuk duhet të ndalemi për ta parë këtë vizion edhe në Shqipëri.
Fillojm nga rritja e financimit për arsimin e shkencën deri ne 5% të PBB duke dedikuar bursa për vajzat që kanë talentin e dhuntinë në çdo sektor të #STEM
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128