Dosja e SPAK: Si kompanitë e biznesmenit Elman Abule dhe bashkëshortes së tij Marisa Nito firmosën fatura fiktive

Në dosjen e SPAK del në pah edhe shoqëria e Veliajt dhe bashkëshortes së tij me biznesmenit Elman Abule.
Kompanitë e të cilit kanë qarkulluar para në llogari të shoqërive të Ajola Xoxës.
Hetimi ka zbuluar se edhe kompanitë e biznesmenit Elman Abule dhe bashkëshortes së tij, Marisa Nito, kanë firmosur fatura fiktive dhe qarkulluar para në llogaritë e kompanive të Ajola Xoxës apo atyre që kontrollohen de fakto prej saj.
Abule i cili ishte edhe një nga të pyeturit nga SPAK, banesa e të cilit ishte subjekt i kontrollit ashtu si edhe kompania e tij ‘RAMETAL’.
Biznesmeni që prej kohësh po hetohet nga prokuroria e Tiranës për pastrim parash.
Dhe që siç thamë rezulton njohje e ngushtë e Veliaj.
Ashtu si edhe bashkëshortja e z. Veliaj, Ajola Xoxa e cila ruan po kështu një miqësi të ngushtë me bashkëshorten e bizsnesmenit Abule, Marisa Nito.
Ku në total shoqëritë e kontrolluara nga Ajola Xoxa kanë përfituar në tri vite nga shoqëritë e kontrolluara nga Elman Abule shumën prej 281 mijë euro.
Shërbime të ofruara këto si pagesë për konsulencë ligjore.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


