Drejtuesit e Qarqeve/ Cilët janë të përzgjedhurit të cilët deri dje, e "masakronin" Sali Berishën!
Tashmë me daljen e listës së drejtuesve politikë të PD, Sali Berisha demonstroi dhe njëherë moskoherencën dhe standardet e dyfishta që tregojnë hallin e madh politik që ai ka.
Gaz Bardhi sigurisht ishte ai që e akuzonte Berishën si person i korruptuar duke e cilësua shpesh dhe si “Babai i Zenit”, por sot bashkëpunimi për hir të karriges nuk njeh moral.
Po ashtu dhe Agron Gjekmarkaj, Salianji, Xhelal Mziu dhe Flamur Hoxha kanë mbajtur në fillime qëndrime kundër Sali Berishës.
Po çfarë i shtyn deputetët të shkojnë sot pas nongratës? Askush nuk e beson se ata mendojnë tjetër gjë, përveç posteve.
Çfarë thonte Berisha për Gaz Bardhin
31 maj 2022
Statusti i plotë i Berishës:
Miq, dje denoncova ne Parlament Taulant Bego Yaris si Dumani politik i Bandes se Elbasanit, i cili ka me kapot dhe anetaret e kesaj bande te qeverise qindra telefonata, te cilat faktojne se ai eshte anetar kryesor politik i saj.
Perveç kesaj akuzova Taulant Bego Yaris se ai se bashku me Gaz Bardhin jane pergjegjes kryesor politik te vrasjes se Dr Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes te kater njerezve ne Elbasan.
Natyrisht dje une nuk thash asgje te re por vetem ato qe dihen nga te gjithe.
Mirepo interesant eshte fakti se ne mbrojtje te Dumanit te Parlamentit brofi Skapi i partise te dale i pari duke perdorur per kete Dumanin e penduar te drejtesise. Sipas rrjedhjes selektive nga SPAKU i partise te deshmive te Dumanit te penduar, Ballen e shpetoi ai per akuzen e padrejte qe nje pjese e bandes i bente Tauland Bego Yaris sikur ky i fundit kishte ideuar vendosjen ne garazhin e Manhasve te armes me te cilen ishte vrare nje anetar i bande.
Taulant Bego Yaris e kishte bere kete per te akuzuar Manhasat sikur ata ishin vrasesit e viktimes dhe te provokonte keshtu hakmarrje ndaj tyre.
Por sipas Dumanit te qelise ai vrasesi serial i 12 njerezve kishte nderhyre dhe zbardhur faqen Dumanit te Parlamentit. Por cili ishte shperblimi qe Dumani i qelise mori nga Dumani i Partise per sherbimin qe beri ajo nuk ka rendesi!!
Ne te vertete Dumani i qelise me deshmine e tij vetem sa provoi akuzat e mia dhe fundosi perfundimisht Dumanin e Partise.
Kjo se pari sepse deshmia e Dumanit tregon qarte se deputetit Bego Yaris ishte aq i perzier me bandat sa qe ato nuk nguronin ta akuzonin per skenare e kurthe kriminale mafioze.
Sipas Dumanit, Taulant Bego Yaris ishte nje me bandat dhe operacionet e tyre kriminale. Ne kete rast Manhaset nuk akuzuan Don Lalen por Taulant Bego Yaris per vendosjen e armes se krimit ne garazhine tyre.
Se dyti une dje nuk e akuzova Bego Yarisin se ka ideuar vendosjen e armes se krimit ne garazhin e Manhasve por e akuzova se ka qindra telefonata me anetaret dhe boset e bandave te Elbasanit dhe se eshte direkt i implikuar politikisht ne vrasjen e Dr Xhuvanit.
Fakti qe pohon Dumani i qelise me te cilin zgjodhi te mbrohet Dumani i Partise vetem sa provon me shume lidhjet e Bego Yarisit me banden e cila kishte ate nje anetar te vetin. E verteta eshte se Dr Xhuvani u vra ne preplasje me arme te bandes elektorale te Taulant Bego Yaris me kundershtaret politik qe mbeshtesnin PD.
Perveç ketyre gjuha shkon aty ku dhembe dhembi!
Dje Dumanit te parlamentit perveç Dumanit te qelise i doli zot edhe Gaz Bardhi bashkpergjegjes ne pergjakjen e Elbasanit ku mbeti i vrare Dr Xhuvani dhe te plagosur 4 te tjere.
Edhe reagimi i Bardhit ishte si klithma e atij qe bertet mos kujtoni se jemi ne pergjegjes per gjakun e derdhur ne Elbasan. Ky eshte vetem fillim me shume do te degjoni!
Çfarë thonte Gjekmarkaj për Berishën pas vendimit të Bashës
Nuk shoh shanse, për një rikthim të Berishës, mendoj që dhe nuk duhet të rikthehet sepse çfarë ka pat për të dhënë i ka dhënë, dhe ka lënë gjurmë pozitive sipas meje. Kjo lëvizje e tij do kishte vlerë para zgjedhjeve, që të hapte një diskutim për PD. Ose nëse do të kishte një mea culpa”, tha deputeti Gjekmarkaj.
Gjekmarkaj tha më tej në "Open" se vendimi i përjashtimit të Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, ishte i vetmi që mund të merrte Lulzim Basha në ato rrethana që ai u gjend.
“Në optikën time, është veprimi i tij, por ai nuk i kërkon ndihmë anëtarësisë por me ndikimin e tij e kërkon atë, nuk po dialogon, por po shpall atë që ka marrë si vendim të tij.Unë besoj që , këtu s’kishte skenar as të keq as të mirë, ishte i vetmi për Bashën në rrethanat që u krijuan”.
2021
Ervin Salianji për Sali Berishën
“Fakti që ka një vendimmarrje të qartë, përgjigja është e qartë. Vendimi flet në këtë rast. Është artikuluar qartë kur pranohen si arbitër SHBA. E pranon edhe për Penallti dhe për Karton të Kuq. Padiskutim Basha po provon që po tenton të minojë demokracinë. Nuk po e minon demokracinë Sali Berisha ? Plotësisht.
Të gjithë trashëgimia e Berishës, po dëmtohen tani. A është i korruptuar do e shikojmë. Minues i demokracisë. Absolute me qëndrimet publike të tij. Duke tentuar të minojë opozitarizmin dhe elementëve të demokracisë opozita. Dua të shoh nga e ardhmja.
Për trushkulurit ky mund të jetë vërtetë "Bashkim në Diversitet", por në realitet është thjesht "Bashkim në Hipokrizi"!/Alfapress.al
Ramën dhe Berishën i bashkon (edhe) lufta kundër Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128