
Dule zbulon detaje nga marrëveshja me PD-në: Do jem deputet në listën e sigurt

Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, i ftuar në Programin e Drekës në News 24 foli ndër të tjera edhe me negociatat me Partinë Demokratike për listat e kandidatëve për deputetë.
Dule tha se do të jetë në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë. Ai shtoi se kryetarët e partive parlamentare që janë në koalicion me PD, beson se do të jenë në lista të ashtuquajtura “të sigurta”.
Vangjel Dule: Po kam kërkuar që të jem në listë të sigurt. Nuk është se e kam kërkuar unë, por është parim që do ndjekim, që kryetarët e partive parlamentare të kenë mundësinë të jenë në këtë listë, jo për të qenë të garantuar, por duhet që të kenë mundësinë të zhvillojnë aktivitet para-zgjedhor në të gjithë Republikën.
Sa i përket z Duka, nuk është një zgjedhje e momenteve të fundit, është zgjedhje e tij e mirëmenduar, por mbetet kryetar i PAA dhe mbetet një figurë politike e rëndësishme politike në kampin demokrat.

ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128