Elisa Spiropali e kënaqur nga bllokimi i komisionit të Reformës Zgjedhore prej Bardhi&Noka

Pas dështimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, vjen një reagim nga ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Kjo e fundit theksoi se PS pret ide dhe jo fjalë nga ballkoni, duke shigjetuar kështu ish-kryeministrin Berisha. Spiropali duket e kënaqur nga situata artficiale që shkaktuan grupi Bardhi&Noka dhe njësoj si Edi Rama paralajmëron fundin e këtij komisioni duke pamundësuar kështu hedhjen në tryezë të propozimeve të PD për lista të hapura, votën e emigrantëve, propcionalin kombëtarë dhe votimin elektronik.
“Nëse Komisioni i Reformës Zgjedhore është “instrument për t’u përballur me këtë qeveri dhe këtë kryeministër”, atëherë kush e mendon pa teklif kështu ka dy rrugë:
Ose të përgatitet që tani për dështimin e afërt në këtë “përballje” – e bashkë me dështimin të përballet edhe me mbylljen e epokës së komisioneve bipartizane për reforma zgjedhore – ose të ndryshojë pa humbur kohë konceptimin e gabuar të një instance të tillë, duke e kuptuar tani, shpejt, se komisionet e ngritura për produkte ligjore konsensuale, nuk ngrihen për t’u përballur cjepërit brirë më brirë, po për të dialoguar kundërshtarët politikë në kërkim të kompromiseve të pranuara nga palët e përfshira në komision.
Partia Socialiste mirëpret çdo ide apo platformë alternative të të gjithë deputetëve, që nuk i drejtohen komisionit në fjalë nga ballkoni apo nga gryka e bilbilave, por askush nuk bën mirë ta harrojë se edhe Partia Socialiste ka idetë e veta.
Ndërsa përballjen me këtë qeveri dhe këtë kryeministër, opozitat e disata që kemi në parlamentin e sotëm të karrigeve përmbys, flakadanëve tymhava apo gjumashëve kokëvarur, do ta kenë në qershorin e vitit të ardhshëm. Jo në komisionin e reformës zgjedhore. E patjetër që do të kenë mundësinë ta realizojnë dhe ta shijojnë deri në fund, siç e kanë realizuar dhe shijuar në 8 përballjet e fundit zgjedhore që nga viti 2013.”, tha ajo.
-
-
Kjo është mos bindje politike dhe jo mos bindje civile!
19 Janar, 13:02
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


