EMRAT/ Policia shoqëron disa persona në komisariat, mes tyre zyrtarë të degës nr.5 të PD në Tiranë
26 Nëntor 2024, 22:55 / POLITIKË

Pas tre orësh mosbindje civile dhe përplasje të ashpër mes përfaqësuesve të PD-së dhe protestuesve me policinë, kjo e fundit vijon me shoqërimet në komisariate.
Drejtuesi i degës së PD-së në njësinë nr.5, Fatmir Myrta u shoqërua nga policia te “Sheshi Willson”. Bashkë me Myrtën është shoqëruar edhe djali i tij në komisariatin nr.2 në kryeqytet. Gjithashtu janë shoqëruar edhe dy zyrtaret demokrate të degës nr.5 në Tiranë, të cilat janë Linda Alushi dhe Elisabeta Skrapari.
Zyrah Kola, 70 vjeç, kryetar i grup seksionit 9, dega nr.5 e Partisë Demokratike në Tiranë, është shoqërua po ashtu bashkë me të sipërpërmendurit. Ende nuk ka një numër të saktë por mësohet se ka pasur edhe shoqërime të protestuesve.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

