
Epopeja e UÇK-së, ditë krenarie kombëtare”, Basha: Sakrifica sublime e familjes Jashari është akt themeltar i lirisë së Kosovës dhe kombit shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përkujtuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e familjes Jashari, duke theksuar kontributin e madh të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe 59 dëshmorëve të tjerë në themelimin e Kosovës së lirë dhe të pavarur.
Basha ka postuar një video në facebook me momente nga inagurimi i shtatores së Aadem Jasharit në Tiranë në kohën kur ishte kryetar bashkie, ndërsa shkruan se sakrifica e familjes Jashari është një akt themeltar për lirinë e Kosovës dhe një shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm.
Ai më tej shpreh nderime dhe lavdi për heronjtë e Prekazit dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e kombit shqiptar.
Postimi i plotë i Bashës:
Epopeja e UÇK-së, shënon ditët e krenarisë kombëtare!
Familja Jashari me në krye Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, vuri gjakun e 59 dëshmorëve në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur!
Sakrifica sublime e familjes Jashari për Kosovën e lirë është akt themeltar i lirisë së Kosovës dhe kombit shqiptar, shembull i përjetshëm frymëzimi për brezat e ardhshëm, për të ruajtur të paprekur lirinë, trojet dhe dinjitetin tonë kombëtar.
Nderim përjetë Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, lavdi heronjve të Prekazit legjendar, bijve dhe bijave të Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar që derdhën gjakun e tyre në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur????????????????

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128