
Erla Mëhilli: Pse u zhgënjeva nga Primaret e PD-ës!

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli, ka komentuar garën brenda Partisë Demokratike, Primaret e PD-së.
E ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, Mëhilli shprehet se janë votuar "të fortët" apo ata që kanë ndikim në lagje dhe fis të madh.
"PD-ja ka arritur të ringrihet nga injorimi dhe izolimi, dhe dikur që nuk kishte as vulë, Berisha ishte i izoluar në shtëpinë e tij.
Për tre vjet me radhë ishte një parti që kishte mbetur me problemet e veta.
Krisja e PD-së filloi me non-gratën e Sali Berishës. Në një farë mënyre, demokratët e 'zeruan' non-gratën dhe i besuan dhe shkuan mbrapa Berishës përsëri.
Nga primaret nuk prisja shumë dhe nuk isha entuziaste. Nëse PD do ta kishte bërë transparente se ku i kishin marrë votat, do të bëhej e qartë se këta persona nuk ishin emra që i donte e gjithë baza.
Mund t'i donte lagjja, fisi apo të tjerë. Kush ka qenë i fortë në degët e tyre ka marrë vota, por shumica prej tyre nuk kanë qenë aktivë, si Ori për shembull, që nuk ka folur asnjëherë në Parlament"- u shpreh Erla Mëhilli.

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128