Erion Veliaj uron nga SHBA qytetarët e Tiranës, poston videon e montuar në Tiranë, duke ndarë supë dhe mbjellë pemë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha të shtunën se ishte nisur për një udhëtim dyditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por këtë të diel në faqen e tij në Facebook është shfaqur një video e regjistruar prej tij në zyrë përpara largimit.
Në të jepet një mesazh urimi për qytetarët e Tiranës e montuar me pamje të kryebashkiakut duke shpërndarë supë për të moshuarit dhe duke mbjellë pemë.
Pavarësisht se këto kanë qenë ditë të trazuara për “të parin” e Tiranës ai i duket se i ka shmangur problemet e tij me drejtësinë për të dhënë mesazhin se nuk është i shqetësuar prej tyre.
Ndryshe nga një ditë më parë kur zgjodhi një gjuhë të ashpër me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, Veliaj mban një buzëqeshje duke dhënë mesazhin e tij.
Të premten SPAK konfirmoi se Veliaj po hetohet për 4 akuza, atë të korrupsionit aktiv dhe pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
VIDEO
-
Eksperti i IT tregon kush ishte “personazhi i vitit 2024”
29 Dhjetor, 22:06 -
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

