Ermir Gjinishi: Rama iu sevilos Trump-it, por nëse ndihmon liderët e UÇK-së, justifikohet!

Analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, e cilësoi hipokrit fjalimin e Edi Ramës në ianugurimin e Bordit të Paqes dhe tha se kryeministri iu servilos Presidentit Trump, siç bën liderët e tjerë në mbledhje. Megjithatë, Gjinishi tha se nëse Rama arrin të lobojë në mënyrë të suksesshme për krerët e UÇK, të gjitha i falen.
"Fjalimi i Ramës nuk ishte politik por retorik. Ndoshta edhe koha e shkurtër. Megjithatë, Rama gjatë të gjithë kohës, iu bashkua servilizmit të pjesës më të madhe të parafolëse. Teksa flasim për fjalimin e Ramës, pjesa më e madhe ishin servilë, e shihnin Trump si Zotin në tokë. Po shihja mediat ndërkombëtare, ku ka një breshëri sulmesh për Ramën, pasi fajësoi palestinezët për atë që ndodhi, këtë e bëri vetëm Rama dhe Izraeli. Tha se po të mos ishte çmenduria e Hamas, nuk do të ndodhte kjo. Ai nuk ishte aty për të bërë analizën e Palestinës.
E treta, lidhur me atë që shtroi për funksionimin e institucioneve të drejtësië dhe kritikën që pati me të drejtë për rolin e OKB, mos harrojmë ky është Bordi i Paqes, dhe OKB në vendimarrjen që ka patur për Palestinën, është përballur me veton amerikane. Të mos fajësohej OKB.
Nëse flasim për qasjen ligjore, hipokrizia qëndron të mëshimi i çështjes të funksionojë drejtësia dhe ligji.
Sot është arrestuar Princi i Britanisë. Britaia ka drejtësia, merr Princin dhe Mbreti nuk flet asgjë, thotë të funksionojë drejtësia. Por Rama, çfarë bën? Propozon imunitet ligjor për të gjithë qeverinë e tij dhe pastaj flet për drejtësi ndërkomëbtare. Këto njerëz që bëjnë korrupsionin, ky tenton ti marrë dhe ti mbrojë. Kjo është pjesa e hipokrizisë.
Megjithatë, nëse bën lobing për katër krerët e UÇK, kjo është arritje e madhe dhe justifikon të gjithë gjërat", tha Gjinishi.
Po ndodh...
ide
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128