Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

19 Shkurt 2026, 21:34 / POLITIKË ALFA PRESS

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar fjalën e kryeministrit Rama në punimet hapëse të Bordit të Paqes, e vlerësoi si të qëlluar thirrjen drejtuar presidentit Trump që të tërhiqet akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime lufta nga prokurori i Hagës. Zogaj u shpreh se Rama shfrytëzoi edhe faktin se prokurori Smith ka ngritur edhe akuzën ndaj Trumpit në mandatin e parë.

“Pjesa që ka bërë bujë, ka të bëjë me shfrytëzimin e atyre pak minutave për të ngritur çështjen aktuale, që shtë ajo e gjykimit të krerëve të UÇK në Hagë. Është çështje e madhe kombëtare për Shqipërinë. Rama foli si të ishte në një takim tet a tet, një temë që mund të trajtohej në një takim, por në mungesë të saj përdori këto minuta, në një mbledhje ku shumica e pjesëmarrësve nuk kishin lidhje me këtë temë. Duke prekur nervin, e Presidentit Trump, në marrëdhëniet me prokurorin Jack Smith, që ka ngritur edhe akuzën kundër tij lidhur me ngjarjet në Capitol Hill.

Ai është armiku i deklaruar i Trump, e ka shpallur Trump armikun e tij numër një, për shkak të akuzës që kangritur dhe ngulmon, që kjo akuzë nuk është mbyllur.

E shfrytëzoi këtë moment për të ngritur cështjen e UÇK, mendoj se është t’i luash të gjitha për të gjitha. Guxoi dhe e bëri, nuk mund të mos i themi mirë e bëri. Kundërshtar apo jo, nuk kanë arsye që ta paragjykojnë, apo gjykojnë kryeministrin, që në një takim të këtij niveli, guxoi t’i luajë të gjitha për të gjitha. Ai gjeti tribunën më të madhe, për të ngritur problemin e katër krerëve të UÇK, që janë prej 5 vite pengje te një drejtësie që nuk kuptohet se çfarë është”- tha Zogaj.

Po ndodh...