Gazetari Dervishi: Deputetët e opozitës po dëmtojnë veten me replikat në Parlament, socialistët kanë devijuar nga realiteti

19 Shkurt 2026, 22:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Gazetari Dervishi: Deputetët e opozitës po dëmtojnë veten me

“Është më mirë që disa deputetëve aty mos u kthesh përgjigje. Këtë e kam sugjerim për të dyja krahët, por kryesisht për opozitën”.

Kështu u shpreh gazetari Lutfi Dervishi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN. Sipas tij, “disa nuk meritojnë përgjigje për shkak të disnivelit”.

“Dëmtojnë veten nëse futen në replika. Ajo që më pëlqeu sot në Parlament ishte se kisha kohë pa dëgjuar një interpelancë me një ministër për një çështje konkrete. Këto janë instrumentat parlamentarë që duhet t’i përdorë më shpesh opozita dhe është detyrim kushtetues i qeverisë që të dalë në Parlament për çështje konkrete”, theksoi Dervishi.

“Zakonisht, kur dëgjon përfaqësues të qeverisë duket që janë divorcuar nga realiteti. Thonë slogane të pakuptimta”, shtoi Dervishi.

 

Po ndodh...