Financimi rus në PD, Bardhi: Një hetim 2-vjeçar është bërë

21 Shtator 2022, 22:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Financimi rus në PD, Bardhi: Një hetim 2-vjeçar është

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka folur sot financimin rus të gjatë fushatës së 2017.

Bardhi theksoi gjatë një interviste në “ABC News” se në atë kohë ishte ministër drejtësie dhe se nuk kishte dijeni për zhvillimet brenda kësaj force politike.

“Do të respektojmë vendimin e SHBA ndaj Lulzim Bashës. Ne nuk e dimë se çfarë ka cituar. Nëse ka një shqetësim të SHBA në raport me një anëtar të PD, qëndrimi i tyre i bëhet i ditur kryetarit të PD. Në atë kohë isha ministër i Drejtësie, nuk kam dijeni për zhvillimet brenda PD, di vetëm faktet publike. Di që ka pasur një hetim 2 vjeçar për këtë çështje, di që vendim është mbyllur. SHBA flasin me zë dhe figurë dhe nuk i tremben PD.”, u shpreh Bardhi.

Po ndodh...