Foto-Lajm/ Shfaqet pas 7 muaj arrati Arben Ahmetaj, shijon miliardat e vjedhura në Zvicër!

28 Janar 2024, 20:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Foto-Lajm/ Shfaqet pas 7 muaj arrati Arben Ahmetaj, shijon miliardat e vjedhura

Shtatë muaj pas arratisjes është shfaqur për herë të parë ish-zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili kërkohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Sic shihet edhe në foto, Arben Ahmetajt, është filmuar duke shëtitur vajzën me karrocë.

Mësohet se Ahmetaj qëndron në një nga lagjet më të pasura në Zyrih të Zvicrës, bashkë me bashkëjetuesen e tij, Eriola Hoxha dhe vajzën që ka me këtë të fundit.

Ahmetaj posedon një vilë me vlerë mbi 1 milionë euro, në emrin e një biznesmeni të njohur.

Ahmetaj, i njohur si "Tigri i korrupsionit", u arratis në 7 korrik 2023 nga pika doganore e Kakavijës sapo mësoi se SPAK-u i kishte kërkuar Kuvendit autorizim për arrestimin e tij.

Për të çorientuar policinë, Ahmetaj preu një biletë fluturimi me avion nga Rinasi drejt Italisë si dhe çoi njërin nga telefonat në Kanada.

Disa ditë më parë, kreu i SPAK-ut Altin Dumani tha se SPAK po heton çdo ditë veprimtarinë e Arben Ahmetajt.

SPAK po heton rolin e disa prej shokëve biznesmenë të Ahmetajt, të cilët rezultuan të implikuar në dosjen e parë të SPAK për Ahmetajn, në pastrimin e parave dhe episodet e korrupsionit.

Por teksa shokët e tij presin me ankth lajmet e reja nga SPAK për fatin e tyre, Ahmetaj po shikon paratë e korrupsionit në Zvicër.

 

Po ndodh...