
Në kërkim për vrasje e trafik droge! Kush është 'Shevali007' që strehohet në Dubai, foto krah Ervin Matës, Cllevios e Presidentëve shqiptarë

Sheval Muaremi është shpallur në kërkim nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut, pasi akuzohet se është kreu i një grupi kriminal që trafikon kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës dhe është përfshirq në vrasje të shumta.
Një prej tyre është edhe vrasja e shqiptarit Shyqyri Beu, i njohur dhe si Riku Beu nga Kavaja, i cili u gjet i vrarë dhe i groposur në Maqedoninë e Veriut në maj të vitit 2020, dy muaj pasi ishte zhdukur pa gjurmë.
Beu ishte i implikuar në trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë dhe shërbente si korrier për llogari të një grupi kriminal në Elbasan, për të cilin kishte udhëtuar dhe drejt Maqedonisë së Veriut, ku u vra me armë zjarri e u gropos.
Pavarësisht akuzave që rëndojnë mbi të dhe shpalljes në kërkim, Sheval Muaremi apo siç i pëlqen ta thërrasin Shevali007 ka një jetë mjaft aktive. Por, duhet thënë, jo në Maqedonië të Veriut, as në Shqipëri e Kosovë.
Ai është strehuar në Dubai, vend ku si duket pret dhe miqtë e të njohurit e tij, takime të cilat nuk e ka aspak problem t’i pasqyrojë dhe në rrjetet sociale.
Një prej tyre që ka postuar edhe vetë krah Shevali007 është Kleviol Ahmeti, i njohur dhe si Cllevio. Dyshja shihet që frekuentohen shpesh e madje darkojnë bashkë.
Në një nga këto darka, në foton e siguruar nga ZËRI, u është bashkuar dhe një tjetër person, gjithashtu i akuzuar si kreu i një grupi kriminal, shqiptari Kreshnik Farruku.
Rrethi i Sheval Muaremit është akoma më i gjerë dhe kap majat e trafikantëve që kërkohen dhe në Shqipëri. Një prej tyre është edhe Ervin Mata, i njohur dhe si ‘boli’ i kokainës dhe ish-i fejuari i këngëtares Elvana Gjata, i cili tashmë është shpallur në kërkim për trafik droge.
Aktori i humorit Bes Kallaku ka qenë një prej emrave që ka kaluar kohë krah Shevalit në Dubai, gjë kjo që është gjithashtu e dokumentuar në foto.
Megjithatë, rrethi i 'mafiozit të Gërçaçit', fshatit ku dhe ka lindur Shevali, është zgjeruar akoma më tej, pasi i shpalluri në kërkim për vrasje e trafik droge, ka arritur të shtrëngojë duart edhe me krerë shteti.
Dy prej tyre janë Ramush Haradinaj dhe Ilir Meta./Zëri

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128