
Berisha nga ballkoni: Jemi bërë mijëra Salinj, do t'i japim Dumanit dënimin më të rëndë!

Sali Berisha, ka folur sërish para simpatizantëve të tij, të cilët protestojnë kundër vendimit të SPAK, ‘arrest shtëpie’.
Berisha është shprehur nga ballkoni shtëpisë se ne tashmë së bashku jemi mijëra Sali dhe pasi ka hedhur akuza, ka premtuar se në do ta mposht kreun e SPAK, Dumanin, të cilit sëbashku me Edi Ramën, do t'i jap dënimin më të rëndë.
Pjesë nga fjalimi nga ballkoni
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Ju misionarëve të vërtetë të qëndresës së njeriut për dinjitetin e tij.
Misionarëve të vërtetë të qëndresës së njeriut për lirinë e tij.
Misionarëve të vërtetë të qëndresës së njeriut për vlerat më të larta të individit dhe shoqërisë.
Misionarë të vërtetë të qëndresës së shpresën, për të ardhmen, për interesin kombëtar dhe mbi të gjitha të qëndresës për të vërtetën e cila kurrë nuk tretet, nuk humbet, nuk mposhtet, por vetëm ndriçon, ndriçon çdo ditë e më shumë, zemrën e njeriut, zemrën e një kombi të tërë.
Kam një përshëndetje të përzemërt për oratorët e mrekullueshëm, fjalët e tyre plot frymëzim, pasion, vërtetësi.
Edi Rama i tmerruar nga fjala, denoncimet e Sali Berishës, mendoi të shpëtojë prej tij duke e vendosur atë në arrest shtëpie. Por krijoi me dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë të tjerë të cilët e shndërruan në ‘rrugën e Shpresës’, rrugën e gjyqit publik të regjimit.
Rrugën e gjyqit publik të vjedhjeve të Edi Ramës dhe suitës së tij.
Rrugën e gjyqit publik të lidhjeve të tij me krimin.
Rrugën e gjyqit publik vjedhjeve të familjarëve të tij, të pasurimit të familjes së tij, të 16-fishimit të të ardhurave duke shfrytëzuar karrigen e tij.
Të shpërdorimit dhe vjedhjes me qindra milionë eurove me djegësat, me sterilizatorët.
Të denoncimit të aferës prej miliarda euro të portit të Durrësit, të denoncimit dhe gjyqit publik për Edi Ramën, skandalin e tij ndërkombëtar me McGonigal.
Edi Rama të mbron sot Altin Dumani, por bashkë me Dumanin do të të japim ndëshkimin më të rëndë që meriton.
-
-
-
Sulmohen në Serbi dy autobusë të Kosovës
28 Janar, 18:52 -
-
-
-
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128