FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e rehja të kryeministrit Rama
“Syzet? Syzet janë jo të lira, por që i shkojnë formatit tim”, kjo është batuta legjendare e Bamir Topit që këtë të premte gushti duket se i ka shkuar për shtat kryeministrit tonë.
Ai tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen, kur u shfaq papritur LIVE në Facebook nga makina e tij. Të gjithë e kishin të vështirë të merrnin seriozisht atë që thoshte për lirimin e hapësirave publike përballë një pamjeje të tillë qesharake.
Nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar, por nga një kërkim në internet rezulton se syzet janë të markës “Alain Mikli”, një kompani e themeluar nga një stilist franko-armen me qendër në Paris.
Në faqen zyrtare të saj, syzet uniseks kushtojnë rreth 332 dollarë (286 euro ose 28 mijë lekë të reja). Syze të tilla mund të gjenden edhe në faqe të tjera në çmime të përafërta.
Pra. Syzet e Edi Ramës (siç ka thënë dhe Bamir Topi) nuk janë as “të lira” dhe “i shkojnë formatit” të tij./Lapsi
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
