Fotoja e përbashkët e kandidatëve për kreun e PD-së sot

(Një satirë për garantuesin e sistemit nga Hermes Kafexhiu)
Në një moment historik për pluralizmin shqiptar, Partia Demokratike publikoi sot foton zyrtare të garës për kryetar:
Sali Berisha përballë vetes në pasqyrë.
Burime pranë selisë blu bëjnë me dije se gara ka qenë jashtëzakonisht e fortë, pasi për disa çaste pasqyra refuzoi ta mbështeste unanimisht.
Procesi i votimit nisi në orën 08:00, ndërsa demokratët janë thirrur të votojnë “në liri të plotë”, për aq kohë sa liria nuk prodhon kandidat tjetër.
Në fletën e votimit ndodhet vetëm emri i Sali Berishës, duke shmangur kështu kaosin që mund të sillte demokracia reale. Madje, sipas burimeve, fillimisht edhe pasqyra ishte futur në listë si rivale, por u skualifikua sepse “nuk përfaqësonte vlerat e PD-së moderne”.
Komisioni i Zgjedhjeve në PD sqaroi se kandidatët e tjerë nuk u përjashtuan për mendim ndryshe, por sepse kishin bërë gabimin fatal të mendonin se zgjedhjet bëhen me më shumë se një emër.
Sali Berisha e quajti procesin “referendum për Partinë Demokratike”, ndërsa shumë demokratë e përkthyen më thjesht:
“Rikonstruksion sezonal i të njëjtit episod.”
Risia këtë vit është se numërimi i votave do bëhet në degët lokale dhe jo në selinë qendrore, që humbësi të mos lodhet duke udhëtuar deri në Tiranë.
Edhe pse, teknikisht, humbësi ende nuk është identifikuar.
Analistët e konsiderojnë këtë si garën më të qetë në historinë politike shqiptare:
asnjë debat,
asnjë përballje,
asnjë alternativë,
vetëm një burrë që sheh veten në pasqyrë dhe bindet çdo ditë se pluralizmi është mbivlerësuar.
Ndërkohë, pasqyra në foto duket e vetmja brenda Partisë Demokratike që ende guxon t’i kthejë përgjigje Sali Berishës ballë për ballë.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128