As Milani me Interin nuk kushtuan aq shumë, De Laurentis refuzon ofertën e bujshme për shitjen e Napolit

Klubi i Napolit nuk është në shitje, cilado qoftë oferta që vjen për të. Këtë presidenti i napolitanëve, Aurelio De Laurentis e ka bërë të qartë me fjalë prej kohësh dhe së fundmi edhe më fakte.
“Corriere Dello Sport” bën të ditur se ai ka marrë një ofertë që në dukej ishte e parefuzueshme me një vlerë prej rreth 2 miliard eurosh. Një shifër shumë e lartë, ndjeshëm më e madhe se ajo me të cilën janë shitur klube si Interi e Milani në vitet e kaluara. Por De Laurentintis ka thënë “jo”, duke bërë të qartë se nuk mendon të largohet nga drejtimi i klubit që ka kthyer në lavdinë e dikurshme.
Oferta i është bërë nga Mat Rizeta, presidenti i Napoli Basket dhe i Kampobasos, një prej themeluesve të fondit amerikan Underdog Global Partners, që ka një portofol të gjerë menaxhimi asetesh sportive dhe ka lidhje me kompanitë e ndërtimeve ndërkombëtare. Projekti i këtij grupi nuk kishte lidhje vetëm me futbollin por edhe me sportet e tjera, me investime në strukturat e ndryshme. Por refuzimi i De Laurentis, ka frenuar planin që kishin ideuar amerikanët por të gjithë zonën.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128