Zgjedhjet në PD/ Revoltë pas përjashtimit nga gara, votuesit shkruajnë emrin e Salianjit në fletën e votimit

Ditën e sotme po mbahen zgjedhjet për kreun e PD-së, ndërsa në garë merr pjesë vetëm lideri aktual Sali Berisha.
"Procesi" i garës në PD, u shoqërua me përjashtime nga gara, por dhe moslejim të futjes në garë të ish-deputetit Salianji, por dhe emrave si Alesia Balliu e Evi Kokalari, kurse kandidatja Mereme Sala u skualifikua për mospërmbushjen e kritereve.
"Të përjashtuarit" nga gara kanë nisur tashmë edhe një betejë ligjore, me pretendimet e tyre se nuk janë lejuar të ushtrojnë të drejtën e kandidimit.
E teksa sot po mbahen zgjedhjet me 1 kandidat, që Berisha e quan "referendum", në disa fletë votimi të sigurara nga Alfapress.al, anëtarë të Partisë Demokratike kanë shkruar në fletën e votimit emrin e Salianjit, një shenjë kjo ironie dhe yrevolte./Alfapress.al

Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128