FOTO/ Salianji nxjerr fletët e votimit me emrin e tij: Kur gara vritet, demokratët reagojnë me dinjitet!

23 Maj 2026, 10:35 / POLITIKË ALFA PRESS

FOTO/ Salianji nxjerr fletët e votimit me emrin e tij: Kur gara vritet,

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar në rrjetet sociale foto të fletëve të votimit, ku disa anëtarë të PD-së kanë shënuar emrin e tij krahas atij të Sali Berishës, i cili është i vetmi kandidat në garën për drejtimin e selisë blu.

Salianji shkruan se përmes votës apo shënimit të emrit të tij në fletën e votimit, po shprehin qëndrimin e tyre dhe po tregojnë se Partia Demokratike nuk është pronë personale.

“Ju jam mirënjohës secilit nga Shkodra në Korçë, Vlore, Kukës, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Lezhe, Durres e Tiranë. Nga çdo degë po vërshojnë reagimet dhe fotot e fletes se votimit!”, shkruan ai.

Ish-deputeti i cili u përjashtua nga kandidimi për kreun e partisë, thekson se “kur gara vritet, kur alternativa përjashtohet dhe kur vula përdoret për të mbajtur peng opozitën, demokratët dinë të reagojnë me dinjitet”.

“Ne nuk dorëzohemi. Do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo, me demokratë të lirë dhe me besimin se Partia Demokratike do t’u kthehet anëtarëve dhe qytetarëve”, thekson ai.

Falenderim dhe mirënjohje për çdo demokrat që sot ka zgjedhur të shënojë qartësisht preferencën e tij.

Po më vijnë qindra mesazhe dhe foto nga demokratë që, përmes votës, shkrimit të emrit apo refuzimit të farsës, po tregojnë se Partia Demokratike nuk është pronë personale. Ju jam mirënjohës secilit nga Shkodra në Korçë, Vlore, Kukës, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Lezhe, Durres e Tiranë. Nga çdo degë po vërshojnë reagimet dhe fotot e fletes se votimit!

Falenderim edhe për mijëra demokratë të tjerë që e kanë braktisur dhe përbuzur farsën e uzurpimit të Partisë Demokratike për interesa personale.

Kur gara vritet, kur alternativa përjashtohet dhe kur vula përdoret për të mbajtur peng opozitën, demokratët dinë të reagojnë me dinjitet.

Këto mesazhe janë më shumë se mbështetje personale. Janë një refuzim i frikës, i imponimit dhe i shndërrimit të PD-së në një strehë për interesa personale!

Do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo, me demokratë të lirë dhe me besimin se Partia Demokratike do t’u kthehet anëtarëve dhe qytetarëve.

FOTO/ Salianji nxjerr fletët e votimit me emrin e tij: Kur gara vritet,

Po ndodh...

ide