Emrat/ Kapen në Kavajë dhe Durrës dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar

23 Maj 2026, 11:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emrat/ Kapen në Kavajë dhe Durrës dy persona të shpallur

Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar dy operacione të cilat kanë çuar në arrestimin e dy shtetasve të kërkuar.

Dy të arrestuarit kërkoheshin nga autoritetet italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje.

Në Kavajë u kap Saimir Dakoli, 48 vjeç. Gjykata e Apelit e Venecias/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 4 muaj e 20 ditë burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Në Durrës u kap Elton Stafa, alias Elton Zani, alias Seit Stafa, alias Sadik Dervishi, alias Vladi Ymeri, alias Hasan Ymeri, 47 vjeç, banues në Shijak.

Gjykata e Apelit në Milano/Itali e ka dënuar me 5 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtja e sendeve të vjedhura” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, të parashikuara nga legjislacioni penal italian.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e dy shtetasve të kapur.

Po ndodh...

ide