Juventus, Elkann konfirmon Spallettin. Nga Alisson te një sulmues, 5 kërkesat e trajnerit për përforcimin e skuadrës

Luciano Spalletti do të mbetet te Juventusi. Kjo është linja e përcaktuar nga drejtuesit bardhezinj, do të vazhdohet me trajnerin që mund të garantojë një rritje të cilësisë që iu afrua këtë vit dhe që është e nevojshme për sezonin e ardhshëm. John Elkann e mendon kështu. Po Spalletti.
Trajneri toskan pas humbjes së rëndë me Fiorentinën, ra në mendime të errëta, madje arriti të mendojë edhe dorëheqjen. E hëna dhe e marta ishin ditë shumë të errëta, por hapësira është për fushën, krenarinë, reagim e sidomos kontrata e rinovuar deri në 2028; Spalletti tani sheh nga derbi me Torinon për të marrë përgjigjen nga futbollistët e tij. Çfarë do të ndodhte nëse do të ketë një rënie tjetër. Në një rast të tillë, topi është në fushën e inxhinierit dhe gjithçka do të varet nga takimi ballë për ballë të ditës së hënë për të mbyllur përfundimisht rrethin. Ish trajneri i Italisë pret një votëbesim nga skuadra sepse nga Elkann do ta ketë
BESIMI- John Elkann ka hyrë në fushë dhe do të qëndrojë gjatë; qarku i shkurtër duhet zgjidhur. Inxhinieri është i parë që pati kuriozitetin dhe më pas u intrigua nga loja e shfaqur nga Juventusi ‘i ri’ dhe nënshkroi me Spallettin; nuk e priste atë frenim në dy ndeshjet e fundit, por kjo nuk e lëkundi sigurinë e tij për punën e bërë nga trajneri toskan. Mes Elkann dhe Spallettit, empatia lindi në mënyrë spontane dhe u përforcua brenda një kohe të shkurtër dhe këtu u forcua bindja për të mos e ndërprerë punën e nisur në vjeshtën e kaluar. Për më tepër, rinovimi i kontratës së trajnerit edhe për 2 sezone të tjerë erdhi në një garë të ndezur për zonën Champions për të dhënë mesazhin e një ideje të përbashkët që shkon përtej verdiktit të kampionatit.
PËRGJIGJE-Një stërvitje ‘e padukshme’ u krye gjatë javës më të vështirë; Spalletti nuk e hodhi poshtë metodën e tij. Pas derbit, trajneri do të bëjë vlerësimet e tij dhe në bisedimet me Elkann do të këmbëngulë në një pikë të veçantë; kompetitivitetin e skuadrës edhe nëse Champions League do të mbetet në programin e ardhshëm. Një portier (Alisson), një mbrojtës që të jetë i aftë të luajë me topin(Kim në pole position per Spalletin), një organizatot (Lobotka i preferuari i tij), një mesfushor sulmues(vështirë për t’u gjetur) dhe Vlahovic (vështirë që të qëndrojë); nuk janë kushte, por një plan veptimi për të synuar titullin kampion kur të nisë sezonit. Pronarët besojnë, trajneri reflekton, por pa ato retë e zeza në fillim të javës; ecuaria e ndeshjes me Torinon mund të vendosë për një të ardhme ku çdo veçanti duhet të jetë në vendin e duhur, por nga ky derbi mund të vijë dhe ajo ndjenjë e përgjegjësisë që tekniku pret dhe uron.
DERBI-Në 30 tetor u hodh firma dhe më pas pati një rrugëtim ku u ndërthurën rezultatet dhe lojën e bukur; por ndeshja me Veronën e çoi sistemin në limite, ndërsa sfida me Fiorentinën pati një qark të shkurtër. Champions League largohet, afrohet Europa League; vijohet me Spalletti. Trajneri merr një besim të rinovuar në orët ku ai ndihet fajtor për një mision që është në fije të perit në 90 minutat e fundit me pak shpresa për të festuar kualifikimin në Champions. Derbi është aty, në pritje të dhënies së verdiktit; Elkann beson, Spalletti është trajneri i duhur për të rinisur gjithçka.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128