Ra në pusetë në New York, zbardhet raporti mjeko-ligjor: Ja arsyeja e vdekjes së shqiptares Donika Gocaj

23 Maj 2026, 12:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ra në pusetë në New York, zbardhet raporti mjeko-ligjor: Ja

Pas vdekjes së shqiptares me origjinë nga Shkodra, Donika Gocaj, në New York, janë publikuar raportet mjeko-ligore të cilat zbulojnë arsyen e vdekjes tragjike saj, si pasojë e rënies  në një pusetë të hapur në New York sapo zbriti nga makina, mbrëmjen e 19 majit.

Sipas raportit, mësohet se Donika Gocaj vdiq për shkak të avullit të nxehtë të pusetës ku ajo ra papritmas, së bashku me traumën e përjetuar.

56-vjeçarja nga Shkodra mësohet se pësoi djegie që përfshinin lëndime termike përmes thithjes, së bashku me trauma nga goditje me forcë në pjesën e gjoksit, çka shkaktuan vdekjen e menjëhershme të saj

Ajo që mbetet e rëndë, është fakti se Gocaj nuk vdiq sepse pësoi djegie në trup, por për shkak të thithjes së avullit të nxehtë që dyshohet t’ i ketë pushuar asaj zemrën.

“Ndoshta dëmtimi më i dëmshëm ishte thithja e avullit, i cili do të kishte dëmtuar alveolat, indin në mushkëri, i cili transporton oksigjenin në qarkullimin e gjakut. Kur ato fryhen, ato nuk mund të sjellin më oksigjen. Avulli do t’i kishte shkaktuar asaj djegie të forta në lëkurë, por shkaku i vërtetë i lëndimit do të ishte thithja”, tha Barbara Butcher, ish-shefja e stafit në zyrën e mjekut ligjor të qytetit.

Vdekja e Donika Gocaj la pas një plagë të pashërueshme për fëmijët e saj, djalin Armando e vajzën Esterina, si dhe për nusen Caitlin dhe dy nipërit e vegjël, Zayn dhe Abel.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës rreth orës 23:19  pranë Fifth Avenue në Manhattan, ku shqiptarja sapo doli nga makina me të cilën udhëtonte SUV tip “Mercedes Benz” përfundoi në një pusetë të hapur e cila i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se në momentin kur zbriti nga makina, shqiptarja bëri një hap pas ku këmbët i ranë në pusetë dhe trupi i saj u zhduk nga sipërfaqja.

Sapo e panë, disa qytetarë të pranishëm u afruan për ta ndihmuar, madje raportohet se njëri prej tyre mori një palë shkallë për të zbritur e për të tërhequr trupin e shkodranes, por ndërhyrja e tij ishte e pamundur për shkak të thellësisë së pusetës.

Në pritje të mbërritjes së ekipeve të emergjencës, qytetarët e pranishëm në momentin tragjik të ngjarjes janë shprehur se për disa minuta dëgjohej zëri i Donikës e cila bërtiste për të kërkuar ndihmë.

Me të mbërritur në vendngjarje zjarrfikësit ndërhynë menjëherë ku përmes disa shkallëve u përpoqën për të hyrë në pusetë. Pavarësisht ndërhyrjeve dhe përpjekjeve për të shpëtuar shqiptaren, Donika Gocaj u nxorr nga puseta pa shenja jete.

Ajo u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë që në vendngjarje.

Ndërsa raportohet se në vendngjarje nuk kishte asnjë tabelë paralajmëruese apo barriera mbrojtëse rreth pusetës së hapur.

Po ndodh...

ide