Salianji replikon me Berishën: Je i pashpresë, frika nga gara të çoi në uzurpimin e PD dhe në aleancë të hapur me Ramën

23 Maj 2026, 12:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Salianji replikon me Berishën: Je i pashpresë, frika nga gara të

Teksa e ka ironizuar duke e quajtur “Sali kolltuku”, Salianji i thotë Berishës se sot ai është kthyer “në simbolin e votimit pa garë, uzurpatorit pa zgjedhje dhe pa dinjitet politik, vrasësin e shpresës se qytetarëve për ndryshim” dhe e akuzoi se ka bërë aleancë të hapur me Ramën.

Sipas Salianjit, deri më tani në votime nuk kanë marrë pjesë as 1 mijë anëtarë dhe për këtë thotë se do e faktojë me prova reale, edhe nëse Berisha do përpiqet të manipulojë shifrat.

“Deri tani, në të gjithë Shqipërinë nuk kanë marrë pjesë as 1000 anëtarë. Do t’i faktoj me prova reale sa ka qenë pjesëmarrja dhe si po përgatitesh ta manipulosh atë me shifra false”, shkruan ai, krahas disa fotove të fletëve të votimit, ku anëtarët e partisë kanë shkruar ermin e Salianjit.

Postimi i Salianjit

Pergjigje për Sali kolltukun;  për njeriun më e dhimbshme se humbja është poshtërimi, qesharakëzimi dhe përbuzja përmes talljes.

Sot je kthyer në simbolin e votimit pa garë, uzurpatorit pa zgjedhje dhe pa dinjitet politik, vrasesin e shpreses se qytetarëve për ndryshim!

Deri tani, në të gjithë Shqipërinë nuk kanë marrë pjesë as 1000 anëtarë. Do t’i faktoj me prova reale sa ka qenë pjesëmarrja dhe si po përgatitesh ta manipulosh atë me shifra false.

Meqë e ke me qejf; Je i pashpresë. Frika nga gara të çoi në uzurpimin e Partisë Demokratike dhe në aleancë të hapur me Ramën për të forcuar regjimin Rama-Berisha. Demokratët nuk ta pranojnë më modelin e partisë private, ku votohet pa zgjedhje dhe përjashtohet kush mendon ndryshe.

Bashkë me demokratët do ta çmontojmë regjimin Rama-Berisha dhe do të rrëzojmë praktikat puniste të votimit farsë, që poshtërojnë pluralizmin dhe mbajnë peng opozitën shqiptare.

Falenderime pafund per qindra demokrate që me sjellin me foto fletet e votimit dhe mijëra te tjere qe e kane perbuzur farsen duke e bojkotuar!

 

Po ndodh...

ide