
Fushata në dy fronte/ Basha në luftë me dyshen Rama-Berisha, kurse Lapaj- Shehaj-Qori në sherr me njëri-tjetrin

Pavarësisht se disa parti nuk kanë zyrtarizuar ndonjë koalicion, nën rrogoz duket se ekzistojnë dhe marrëveshjet okulte.
Trajektorja e retorikës politike, deri më tani ka evidentuar se Rama dhe Berisha po orientojnë sulme ndaj Lulzim Bashës, kurse Arind Qorri e Agron Shehaj i janë kundërvënë Adriatik Lapajt.
Kjo është sakiera e deritanishme e arenës politike, ku ndasitë janë dukshëm madje me moton, sulmo, sulmo, sulmo…!
Lulzim Basha, tashmë i distancuar nga Sali Berisha dhe me qëndrime pro SPAK, është në vënë në sulm nga dyshja Rama dhe Berisha.
Vetë Berisha u shfaq duke thënë që mos jepni votë për Lulzim Bashën.
Ndërsa togfjalëshat O Rame, Ku i ke shokët dhe 7x7=313 janë bërë virale në rrjet, duke nxjerrë kështu Edi Ramën të zbuluar përballë të vërtetave të mëdha.
Pasi Edi Rama dhe Sali Berisha qepën si kostum për strukturën e tyre partiake kodin zgjedhor dhe bënë marrëveshjet që ju interesonin, duket se duan të jenë sërish ata të dy dominantët e skenës politike.
Por dalja në skenë e Lulzim Bashës duket se e ka trazuar situatën, madje Berisha u përpoq të hynte në mesin e replikave të Ramës dhe Bashës për kredot e veta personale politike.
Nga ana tjëtër dhe tek partitë e reja duket se beteja ka nisur, pasi nuk u arrit një dakortësim për koalicion parazgjedhor.
Tre emrat e liderëve Lapaj, Qorri dhe Shehaj kanë nisur furishëm sulme ndaj njëri tjetrit duke harruar fare luftën ndaj Edi Ramës, madje po përpiqen të nxjerrin fakte për të damkosur ata që mund të konsiderohen kolegët opozitarë.
Lind kështu pyetja? Nëse Sali Berisha me Ramën arrijnë marrëveshje, bien në paqe dhe nisin revolta që i shuajnë kur duan ata, po partitë e vogla a kanë si qëllim rrëzimin e Edi Ramës?/Alfapress.al
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128