Fushata për 11 majin, Berisha prezanton kandidatët në Himarë, shoqërohet nga Fredi Beleri
24 Prill 2025, 11:51 / POLITIKË

Kryetari i PD, Sali Berisha ka mbërritur sot në Himarë për të marrë pjesë në prezantimin e kandidatëve të koalicionit "PD-ASHM" në këtë qytet në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Berisha u shfaq i shoqëruar nga Fredi Beleri, ish-kandidati i PD për bashkinë e Himarës në zgjedhjet vendore dy vite më parë, por u arrestua për shitblerje votash.
Beleri më pas kandidoi për eurodeputet në zgjedhjet e Parlamentit Evropian nën siglën e partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe siguroi një vend në të.
Së bashku me Berishën ishte dhe ish-kandidati tjetër për zgjedhjet e Himarës, Petro Gjikuria si edhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

