Fustani 8990 $/ Gazetarja: Vishet nga një yll i Hollivudit dhe Ajola Xoxa

17 Shkurt 2025, 23:05 / POLITIKË ALFA PRESS

Fustani 8990 $/ Gazetarja: Vishet nga një yll i Hollivudit dhe Ajola Xoxa

Gazetarja Beti Njuma ka reaguar në lidhje me skandalin që ka përfshirë çiftin Veliaj-Xoxa dhe luksin e shfrenuar ku është zhytyr bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës.

Njuma ka publikuar të dhënat e njërit prej fustaneve që ka veshur Ajola Xoxa gjatë një nate eventi, i cili kushton 8990 dollarë.

Gazetarja shprehet se “ky fustan i Carolina Herreras, i koleksionit të 2018, vishet nga një yll Hollivudi siç tregon foto dhe nga Ajola Xoxa”.

Vetëm ky fustan i Carolina Herreras i koleksionit të 2018 që kushton sipas linjës nga 7-23 mijë euro vishet nga një yll Hollivudi siç tregon foto dhe nga Ajola Xoxa. Bashkëshortja e Veliajt në 9 vite si zonja e parë e Tiranës ka me qindra foto eventesh e mbrëmjesh gala me veshje luksi, këpucë,çanta dhe bizhuteri të shtrenjta. Duhet të kesh kohë e të merresh me gërmimin e garderobës së saj…

 

Po ndodh...