ZYRTARE/ Bledar Devolli largohet nga Teuta, klubi durrsak njofton trajnerin e ri
17 Shkurt 2025, 22:49 / SPORT

Teuta ka njoftuar në rrjetet sociale se Bledar Devolli nuk do të jetë më trajneri i klubit. Shkarkimi i 47-vjeçarit ka ardhur pas humbjes 3-0 të Teutës ndaj Laçit.
Bledar Devolli mori drejtimin e Teutës pak javë më parë, pas largimit të Edi Martinit. Në katër ndeshje në stolin e durrsakëve, tekniku numëron tre humbje dhe një barazim.
Ndërkohë pasuesi i Devollit do të jetë Bledar Hodo i cili do të marrë rolin e trajnerit të parë, ndërsa pjesë e stafit të të tij do të jenë përgatitësi i portierëve Bledian Rizvani dhe përgatitësi altetik Mark Dodaj.
Teuta renditet në vendin e parafundit me 24 pikë dhe rrezikon rënien në Kategorinë e Parë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


