Gazetari Poli Hoxha: Shoh luftë nervash tek PD-ja për listat e deputetëve!

Të ftuarit në studion e Frontline ndanë mendime të ndryshme për çështjen e protestës së opozitës më 8 Shkurt dhe debateve politike mes partive të mëdha për votën e Diasporës.
Gazetari Poli Hoxha e shikon protestën si një rrjedhim i situatës për listën e deputetëve në PD, duke e quajtur luftë të heshtur dhe nervash brenda opozitës. Por shtoi se në seancën për votat e Diasporës priten tensione.
“Në mënyrë të papritur mosbindja civile pushoi. Po në mënyrë të papritur, u shpall protesta, por s’dinin orën, as Berisha s’e dinte. Mirë bëjnë, edhe pse këto lloj protestash në Europë nuk bëhen më. Sepse në takimet në Uashington dalin qafë për qafë siç e pamë edhe në foto, pra më duket e pakuptimtë. Ka luftë të heshtur, nervash dhe interesash në vigjilje të listave. Mungesa e transparencës i krijon këto, ankthe, zëmërime, plane. Akoma nuk e dimë nga ana teknike se si do bëhen, Primaret, në nivel qarku, rrethesh dhe varet nga mërzitja e brendshme. Pritet dhe një seancë e tensionuar parlamentare për çështjen e emigrantëve më 13 shkurt”, u shpreh analisti.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


