Gjakosja e Berishës/ Gazetari Hoxha: Ngjarje kriminale, duhet hetim...Ja kush përfiton!

Gazetari Poli Hoxha e konsideroi shumë të rëndë dhe të turpshme ngjarjen e djeshme, ku u sulmua Kreu i Rithemelimit Sali Berisha dhe theksoi se duhet hetim. Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha tha se incidenti ku u dhunua Berisha, i interesonte më shumë atij sesa Edi Ramës.
“Zakonisht në ngjarje të tilla ndiqet linja se kush përfiton. Për mendimin tim kryeministri Edi Rama nuk besoj se përfitonte. Nga ana tjetër në mënyrë indirekte mendoj që edhe z.Berisha dhe lëvizjes së tij i intereson. Nga pikëpamja individuale Berishës nuk i interesonte”, u shpreh ai.
Më tej Poli Hoxha theksoi se duhet hetim i plotë për të parë sesi ka ndodhur e gjithë ngjarja teksa foli edhe për denoncimin e agresorit nga Berisha.
“Berisha ka të drejtën e vetë të mos shkojë, kjo është e vërteta pavarësisht me ngjyrimet politike. Ai nuk ka bërë denoncim dhe madje tha që të lirohet fatkeqi. Ngjarja është shumë e rëndë dhe turpshme dhe autoritetet duhet ta hetojnë deri në fund. Ishte një ngjarje kriminale e dhunshme për moshën në radhë të parë dhe më pas si politikan. Duhet të presim hetimin sesi ka ndodhur ngjarja”, u shpreh gazetari.
-
-
-
U godit me grusht, sot Berisha dëshmon në polici
7 Dhjetor, 10:00
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



