Policia kërkon dëshminë e Berishës/ Lela: Të tërhiqet nga seria e provokimeve, a nuk mjaftoi dhuna?!

7 Dhjetor 2022, 12:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Policia kërkon dëshminë e Berishës/ Lela: Të

Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela në një reagim në Facebook, është ndalur tek sulmi ndaj kreut të PD, Sali Berisha, të ndodhur ditën e djeshme gjatë protestës.

Lela thotë se është pyetur, nëse kreu i PD ka marrë thirrje për të dëshmuar në polici dhe nëse po kur do të shkojë!? Sipas Lelës, Berisha e dha dëshminë e tij publikisht dhe se u pa gjithçka. Më tej shton se policia duhet të tërhiqet nga seria e provokimeve.

STATUSI I PLOTE

Më marrin gazetarët për të më pyetur: a ka marrë Berisha thirrje për të dëshmuar në polici dhe kur do shkojë? Pra, Berisha duhet ta denjoka këtë polici kulimo-politike dhe të shpenzojë, qoftë edhe një minutë me të, sikur dëshmia e tij nuk u dha e plotë publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithçka publikisht. Sikur dhuna në fytyrën e tij dhe të opozitës nuk mjafton!!!

Policia duhet të bëjë mbrapsht nga seria e provokimeve dhe të rrijë në vrimën e saj që qelbet era këmbë korrupsioni!

Ja edhe dëshmia me poshtë!

Policia kërkon dëshminë e Berishës/ Lela: Të

 

Po ndodh...

ide