Gjergji Nika do jetë kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë, Kolegji Zgjedhor rrëzon KQZ-në dhe KAS

Gjergji Nika ka fituar në Kolegjin Zgjedhor të drejtën për të qenë kandidat i pavarur për zgjedhjet lokale të Vlorës.
Nika e cilëson këtë hap si "fitore e drejtësisë mbi presionet politike".
Postimi i Nikës:
Fitore e drejtësisë mbi presionet politike!
Sot, Kolegji Zgjedhor me vendim unanim 5–0 rrëzoi vendimet e KQZ-së dhe KAS-it, duke vulosur të drejtën time për të garuar si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 9 Nëntorit 2025 për Bashkinë Vlorë.
Ky vendim vjen pas presioneve të shumta dhe përpjekjeve të hapura nga partitë e mëdha për të penguar një zë të pavarur në garë.
Por drejtësia foli qartë: askush nuk mund të ndalojë vullnetin e lirë të qytetarëve.
Kjo nuk është thjesht një fitore personale — është një fitore për çdo qytetar që nuk pranon të komandohet nga partite, por kërkon ndryshim, ndershmëri dhe zë të lirë për Vlorën.
Unë hyj në këtë garë me forcën e besimit tuaj dhe me vendosmërinë për ta kthyer politikën te njerëzit, jo te partitë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

