
“Gjobat 35 milionë lekë”- Zbardhet kallëzimi që çoi Artur Bushin në SPAK

Kryebashkiakut socialist të Krujës, Artur Bushi është thirrur në SPAK për të dhënë sqarime në lidhje me një hetim të nisur nga prokurorja e SPAK, Manjola Kajana, pas kallëzimit të shtetasit Muharrem Hoxha.
Shtetasi në fjalë pretendon se Bushi dhe Inspektoriati i Ndërtimor i Bashkisë, i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 mln lekë për ndërtim pa leje.
Sipas Euronews Albania ndaj kryebashkiakut socialist janë bërë 7 kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, ndaj 3 prej të cilave është regjistruar procedim penal. Ndërkohë që dy të tjera nuk janë pranuar dhe 2 i janë dërguar për shqyrtim prokurorive të rretheve gjyqësore.
Ndaj Artur Bushit rezulton se kanë ardhur gjithsej 7 materiale kallëzuese, nga të cilët:
Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal.
Për 2 materiale kallëzuese është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
Për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi.
ide

Pse shqiptarët janë më të (pa)lumtur se finlandezët?

Raporti i DASH konfirmon “demokracinë e ngrirë” shqiptare

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128