"Grubi do të tërhiqet nga partia", Ahmeti: Nuk kontestojmë vendimet e DASH!
11 Dhjetor 2024, 15:37 / POLITIKË

Artan Grubi duhet të largohet vetë nga BDI. Kështu ka deklaruar kryetari i kësaj partie për mediat pas fjalimit të tij për gjuhët në Gjykatën Kushtetuese.
Ahmeti bëri me dije se, Grubi ka të drejtë të ankimojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit por njëkohësisht vlerësoi edhe kontributet e tij për BDI.
“Nuk kontestojmë vendimet e Dash. Zoti Grubi e ka të drejtën e ankimimit, do të bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet zotit Grubi në vendimin e DASH dhe sigurisht që zoti Grubi nuk do të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet BDI-në, deri në momentin që ky proces të ketë një epilog. Unë mendoj që zoti Grubi është i përgjegjshëm dhe nuk ka nevojë ta largojë partia, por do të tërhiqet vetë nga funksionet”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

