Habit Ahmetaj: Mireli më pagoi hotelin se ma shihte gruaja (Si betohej te Fevziu për faturat)

1 Shkurt 2024, 22:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Habit Ahmetaj: Mireli më pagoi hotelin se ma shihte gruaja (Si betohej te

Duke folur nga arratia, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka përgënjështruar veten sa i përket pagesave të faturave në disa hotele jashtë vendit të kryera nga Mirel Mërtiri për llogari të tij.

Rreth një vit më parë, më 23 shkurt të vitit 2023, Ahmetaj ishte i ftuar në “Opinion”, ku i quante spekulime fashikujt e SPAK ku Mirel Mërtiri kishte paguar faturat e hoteleve ku qëndronte ish-numri dy i Qeverisë, ndërsa këtë të enjte, në “Çim Peka Live”, Ahmetaj e pranon. Sipas tij, pagesat janë kryer nga Mirel Mërtiri, por paratë kanë qenë të tij. Ish-ministri shprehet se për arsye pesonale nuk dëshironte që të dilte emri i tij në fatura, pasi nuk donte përplasje me ish-familjen e tij të dikurshme.

Brenda një harku kohor prej rreth një viti, ish-zëvendëskryeministri del publikisht me dy versione të ndryshme për të njëjtën çështje. Pyetje që shtrohet është, cili version ti besojmë?

Çfarë thoshte në “Opinion”

Arben Ahmetaj: I je referuar një spekulimi të pastër të bërë. Këto janë spekulime, nuk është i vërtetë. Nuk kam fjetur unë dhe nuk kam paguar me kartën e Zotos, nuk ja kam kërkuar asnjëherë kartën Zotos, janë spekulime të pastra. Ishalla do Zoti dhe arrini ta pyesni ndonjëherë ndonjë nga ata. (Për faturën e hotelit).

Çfarë deklaroi sot?

Arben Ahmetaj: Po si u akuzova unë? Se të njoh unë ty dhe duhet të jem unë përgjegjës. ti ke udhëtuar me mua, po, ti mund të më kesh paguar hotelet, po edhe jo, sepse ti kam dhënë paratë. Kanë qenë arsyet e mia personale se përse nuk e kam emrin tim në hotele dhe kam kërkuar që të mos krijoja përplasje në familjen e dikurshme. Unë Klodian Zoton e kam njohur në distancë. Mirelin po e kam pasur shok. Historia mes meje dhe tij është historia sesi ndahet miqësia nga interesi publik. Të qënit mik e shok nuk do të thotë që unë mbaj përgjegjësi se çfarë ndodh me atë njeri.

 

Po ndodh...