“Hajdut 2 metra”/ Rama për Beqajn: Tërhiqe fjalën mbrapsht! U largua sapo u vu në akuzë

30 Dhjetor 2023, 14:04 / POLITIKË ALFA PRESS

“Hajdut 2 metra”/ Rama për Beqajn: Tërhiqe fjalën

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për hetimet e nisur nga SPAK për korrupsion ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ku dyshohet se ka lidhje me disa kompani farmaceutike, teksa dyshohet edhe për pasuri të fshehura si restorant apo makinë.

Gjatë konferencës me gazetarët, Rama tha se Beqaj dha dorëheqjen nga posti i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, sapo u vu nën akuzë dhe sipas tij, kjo tashmë është në dorë të drejtësisë.

Në lidhje me agjencisë të drejtuar më parë nga Beqja, Rama u shpreh se ky institucion  nuk menaxhon fonde as të Bashkimit Europian dhe as të donatorëve dhe sipas tij, nuk ishte as kryenegociator.

“Ilir Beqaj në sekondat që u vu në një akuza iku nga detyra. Të jemi të qartë. Ilir Beqja në sekondën, u vu në akuzë dha dorëheqjen që të jemi shumë të qartë dhe u hap procesi për zëvendësimin e tij dhe nuk është kryenegociator. Ishte koordinator i ndihmës në një institucion që nuk menaxhon fonde të BE-së nuk menaxhon fonde të asnjë donatori është një zyrë koordinimi në funksion të qeverisë shqiptare dhe një urë komunikimi me të gjithë donatorët për të gjitha proceset e akordimit të fondeve të huaja të cilat nuk kalojnë nga kjo zyrë por nga entitete e tjera që i disponojnë dhe më pas kryejnë procedurat e tyre. Zhurma e bërë për zhvatje fondesh të BE-së është një gënjeshtër pasi zyra nuk menaxhon fonde të BE-së. Nuk i kalon fonde as nga BE-ja dhe nga asnjë institucion tjetër. pastaj ajo që i përket çështjes në fjalë nuk ka fare lidhje me punën e qeverisë dhe timen ka lidhje me punën organeve të drejtësisë janë pyetje që nuk duhet ti adresohen qeverisë është punë e drejtësisë të vazhdojë drejtësia. Fakti që dikush merrte në hetim nuk është provë faji.”– tha Rama.

 

Po ndodh...

ide