
Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK/ Kume: E detyron Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë

Ish-Kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume në një intervistë në Ora News u shpreh se hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK e detyron Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.
Kume: Nuk është diçka që nuk ka ndodhur në proceset e mëparshme zgjedhore.
Prokuroria e Përgjithshme në zbatim të kërkesave të ligjit, atë çka e detyron ligji kodi penal dhe po ashtu edhe Kodi Zgjedhor edhe në zgjedhjet e mëparshme ka qenë e angazhuar në monitorimin e problemeve e ngjarjeve që kanë shoqëruar proceset zgjedhore.
Tashmë ne kemi një angazhim të shquar dmth goxha më shumë efektiv të një pjese të trupës gjyqësore që është prokuroria Speciale ose SPAK.
Dhe këtë e detyron Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë që të angazhohet për të ndjekur dhe për të identifikuar e për të zbuluar ata të cilët shkelin ligjin, shkelje të cilët afektojnë proceset zgjedhore.
Kushdo mbi të gjitha duhet të respektojë ligjin.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide


“Sovranistët” rusofil

Si të kapësh peshkun më të madh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128