
Reagimi i gazetares së larguar nga puna/ Si po mbyll drejtoresha e televizionit publik shqiptar emisionet njëri pas tjetrit

Gazetarja dhe moderatorja Elona Jaçellari ka bërë një denoncim publik për mënyrën e largimit nga puna në Radio Televizionin Publik Shqiptar.
Përmes një video-mesazhi ajo ka pohuar se nuk kishte asnjë lloj paralajmërimi për shkarkim, një praktikë kjo e ndjekur nga drejtuesja e RTSH, Aurora Polo.
Jaçellari ka bërë një apel dhe për instancat e drejtësisë.
“E gjendur në situatën kur prej dy muajsh jam e papunë në rrethana nga më absurdet dhe më çnjerëzore zgjodha të flas përballë kësaj padrejtësie dhe pse përballë situatave të tilla zgjedh të hesht, kam marrë mësimin dhe të vazhdoj përpara. Por mësimi që mora këtë herë ishte që … gazetare jam dhe nëse zërin nuk e përdor për vete. Sot nuk dua të parashtroj argumenta për të mbrojtur kriteret apo standartet profesional se 22 vitet e mia të gazetarisë janë të shënuara dhe nuk dua t’i parashtroj si argument përballë një pseudo-eproreje që vetëm standartin e gazetarisë nuk njeh. Në mënyrë të pa paralajmëruar dhe nga burime të treta mësoj se kontrata ime e programit në RTSH ndërpritet. Pa asnjë motivacion, pa asnjë shpjegim. Ishte data 31 dhjetor kur të gjithë, përfshirë edhe këtë drejtuese duhet të festonim, ndërsa unë të fshihja lotët, të vendosja maskën edhe të shtiresha para familjarëve të mi. Megjithatë situata vazhdoi duke më gënjyer para syve me premtime për një mundësi të re pranë këtij institucioni, gjë që nuk ndodhi sepse froni i atij institucioni që mbulohet nga taksapaguesit shqiptarë, sot përdoret si vasal i trashëguar dhe jo si një detyrim ndaj publikut shqiptar dhe të gjithë njerëzve që derdhin kontributin e tyre profesional. Historia ime është e dhjetëra njerëzve që ndodhen në të njëjtën situatë, që kanë zgjedhur të heshtin apo të flasin. Sot është thjeshtë morale, ose mesazh drejtuar autoriteteve të drejtësisë, të reagojnë përballë një krimi që vret me stilolaps” thotë Jaçellari.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide


“Sovranistët” rusofil

Si të kapësh peshkun më të madh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128