
Lufta në Ukrainë/ Mbretëria e Bashkuar shpall sanksione të reja kundër Rusisë

Britania njoftoi sot atë që tha se ishte paketa më e madhe e sanksioneve kundër Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, duke përfshirë kompani në mbarë botën që furnizojnë komponentë të përdorur nga ushtria ruse.
Paketa e masave e shpallur në përvjetorin e tretë të pushtimit rus, synonte gjithashtu ministrin e Mbrojtjes së Koresë së Veriut No Kwang Chol për vendosjen e forcave të Koresë së Veriut në Rusi dhe Keremet Bank me bazë në Kirgistan.
Zyra e Jashtme njoftoi se po vendos sanksione ndaj prodhuesve dhe furnizuesve të veglave elektrike, elektronikës dhe produkteve me përdorim të dyfishtë, përfshirë mikroprocesorët e përdorur në sistemet e armëve. Ata ishin të vendosur në vende të treta të ndryshme, duke përfshirë vendet e Azisë Qendrore, Turqinë, Tajlandën, Indinë dhe Kinën.
Në listën e rusëve të sanksionuar është biznesmeni miliarder Roman Trotchenko.
Qeveria vendosi gjithashtu sanksione ndaj 40 anijeve të tjera që Britania thotë se po përdoren për të ndihmuar Rusinë të anashkalojë sanksionet duke transportuar naftë ruse.
“Çdo ndërprerje e furnizimeve ushtarake, çdo bllokim i rublës dhe çdo ekspozim i kujtdo që mundëson agresionin e Putinit është një hap drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Sekretari i Jashtëm britanik, David Lamy.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide


“Sovranistët” rusofil

Si të kapësh peshkun më të madh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128