“Kjo është arsyeja pse kam pritur kaq gjatë”, albumi i ri i Rihanna-s do të jetë i paparashikueshëm

24 Shkurt 2025, 16:00 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Kjo është arsyeja pse kam pritur kaq gjatë”, albumi

Rihanna po përgatitet të rikthehet në industrinë e muzikës pas nëntë vitesh me një album që nuk e ka krijuar me kushte komerciale, sipas deklaratave të saj. Këngëtarja dhe biznesmenja e njohur pohon se do të jetë krejtësisht e paparashikueshme dhe ndryshe.

“E di që nuk do të jetë ajo që pret askush. Nuk do të jetë komercial apo i përshtatur për radio. Unë dua që muzika ime të jetë aty ku meriton të jetë tani”.

Duke folur për një revistë të njohur të modës për femra, Riri theksoi gjithashtu se qasja e saj artistike ka ndryshuar rrënjësisht dhe se nuk mund të tolerojë më asgjë mediokër. “Nuk i përket ndonjë zhanri të veçantë muzikor. Prandaj prita kaq gjatë. Doja diçka që të më shprehte vërtet. Nuk mund të lëshoja diçka që nuk më dukej mirë”.

 
 
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

 

“Unë nuk mund të toleroj asgjë mediokre. Kur pritët nëntë vjet, mund të prisni edhe pak më gjatë”, shtoi ajo.

Rihanna ndau sugjerimet e mësipërme në lidhje me albumin e saj të ri, pa bërë megjithatë ndonjë zbulim të mëtejshëm. Megjithëse nuk e dimë datën e lëshimit, ne e dimë – ose të paktën shpresojmë – që nuk do të duhet të presim një dekadë tjetër.

 

Po ndodh...