
I akuzuar për inceneratorin e Tiranës, Gjykata pranon kërkesën e ish-deputetit Alqi Bllako

U mbajt procesi gjyqësor në themel për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako, për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Bllako akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste. Bllako ka kërkuar që të gjykohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar, çka do të thotë se, nëse shpallet fajtor, do t’i ulet 1/3 e dënimit.
SPAK relaton në mënyrë të përmbledhur provat dhe faktet që disponon në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, duke dhënë edhe argumentet se përse kërkon dënimin e Alqi Bllakos.
Gjatë hetimeve janë konstatuar veprime të kundraligjshme të kryera nga i pandehuri, në kohën kur ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.
Dyshohet se ka përfituar para në vlerën e rreth 120 mijë euro dhe 7 milion e 520 mijë lekë nga Vladimir Bezhanin, nga shoqëria koncesionare për ndërtimin e inceneratorit.
Bllako i ka propozuar Bezhanit që të ofronte konsulencë juridike për çështjen e inceneratorit të Tiranës, para se të bëhej propozimi i pakërkuar në lidhje me këtë çështje. Bllako i ka kërkuar Klodian Zotos që ta punësojë, në atë kohë Bezhan ishte këshilltar i jashtëm i ministrit Koka, edhe pse paguhej nga shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.
37 fashikuj janë paraqitur nga SPAK për çështjen e Alqi Bllakos. Ndërkohë Gjykata e Posaçme vendos që të pranojë kërkesën e Alqi Bllakos për gjykim të shkurtuar. Kërkesa është paraqitur në seancën paraprake dhe po e njëjta kërkesë u bë nga Bllako edhe ditën e sotme në sallën e gjyqit.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128