
“I dha Metës dosjen e inceneratorëve” - Arben Ahmetaj: U trillua nga Veliaj dhe Balluku, Rama s'e ka besuar por i ka interesuar

1 Shkurt 2024, 21:48 / POLITIKË
Arben Ahmetaj ka folur për prishjen me Ramën. Ai akuzon Veliajn dhe Ballukun se ngritën teorinë që ai kishte shitur dosjen e inceneratorëve.
“Unë kam pasur disa herë përplasje me kryeministrin. Disa herë personale, disa herë profesionale, por deri në ruajtje të kufijve. Teoria e konspiracionit që kam dorëzuar dosjen te Ilir Meta dhe Ambasada amerikane është furnizuar nga Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, por nuk besoj se Edi Rama e ka besuar.
E ka besuar Lefter Koka, por jo Rama. Ai e ka përdorur këtë për t’i vënë tapë kësaj gjëje. Kjo u përdor si justifikim për t’u gjetur koka e turkut. Edhe pse nuk kisha firmosur unë isha mik me Mirel Mërtirin. Ndaj duhej gjetur një person si unë” – tha Ahmetaj.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128