VIDEO/ I ndërhyri teksa fliste për Portin e Durrësit, Rama tenton ta prekë në faqe gazetaren

19 Mars 2024, 10:53 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ I ndërhyri teksa fliste për Portin e Durrësit, Rama

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes në selinë e PS me drejtuesit politik të qarqeve është ndalur për një komunikim me gazetarët.

Teksa fliste për Portin e Durrësit, gazetarja Ambrozia Meta ka ndërhyrë duke i thënë se aty nuk ka investim po por shiten apatamentet në ajër.

Por Rama dukshëm i nevrikosur nga ndërhyrja ka tentuar të prek në faqe gazetaren.

REPLIKAT

Gazetarja: A do të jetë e njëjta kontratë si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…

Rama: Latinët kanë një shprehje; Padia nuk është argument.

Gazetarja: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët….

Rama: Shqiptarët nga gjithçka ne po bëjmë, po fitojnë këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument.

Gazetarja: A ka bërë shteti shqiptar një studim se sa do të fitojnë shqiptarët?
Rama: Sot ne flasim për një Shqipëri që bëhet konkurruese. Të tjerat janë muhabete kot. Flasim për një aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit.

Gazetarja: A po mendoni që t’i falni taksat?

Rama nuk i përgjigjet

 

 

 

 

Po ndodh...