Investimi i dhëndrit të Donald Trump në Sazan, Edi Rama: Nuk zgjedhim personat por ofertat

19 Mars 2024, 10:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Investimi i dhëndrit të Donald Trump në Sazan, Edi Rama: Nuk

Kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë për mediat pas mbledhjes në selinë e PS me drejtuesit politik të qarqeve.

Ndër të tjera, Rama u ndal edhe tek lajmi për investimet në ishullin e Sazanit që pritet të bëhen nga dhëndri i Donald Trump. Për këtë, kryeministri u shpreh se nuk zgjidhen personat, por vetëm ofertat më të mira për investime. Ai tha se propozimi duhet të kalojë disa shkallë dhe nëse vizioni përputhen me vizionin do të ecet përpara.

Ne nuk zgjedhim persona, ne në bazë të legjislacionit i referohemi ofertave dhe propozime që na bëhen.

Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është një ambicie e kahershme, e kam pasur qeveritë paraardhëse, nuk është bërë ende realitet, më parë ka qenë e paimagjinueshne qe të afroheshin investitorë të tillë, sot Shqipëria është bërë një adresë gjithmonë e më e kërkuar jo vetëm nga turistët, por edhe nga investitorët dhe ne jemi absolutisht të kënaqur që kemi një propozim.

Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm, duhet të kalojnë disa shkallë, është bërë një aplikim sipas ligjeve në fuqi, do ta shqyrtojmë edhe nëse projekti përputhje me vizionin tonë dhe domosdoshmërinë e krijimit të një ekuilibri mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës atëhere do ecim përpara.

Latinët kanë një shprehje ‘Padija nuk është argument’. Sa i përket zhvillimeve të sipërmarrjes bazuar tek investimet e huaja të gjitha vendet në këtë planet kanë legjislacione favorizuese dhe sa i përket zhvillimeve në sektori ne turizmit, jo vetm që kanë legjislacione favorizuese, po është një garë se kush i ka me lëhtesuese qe të tërheqin investitorë. Nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që i përket shqiptarëve, përkundrazi”-, Rama.

 

Po ndodh...