“I persekutuar politik!”, Lamallari në interpelancë: Ilir Meta trajtohet si të gjithë të paraburgosurit e tjerë, barazi para ligjit!

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë interpelancës së kërkuar nga sekretari i përgjithshëm dhe deputeti i PL-së, Tedi Blushi iu përgjigj akuzave.
Duke u ndalur te raporti i Avokatit të Popullit, sa i takon çështjes së Metës, Lamallari tha se nuk ka përdorur në asnjë moment termin ‘çnjerëzor’.
Ai tha se të gjithë të paraburgosurit duhet të trajtohen në mënyrë dinjitoze. Mes të tjerash Lamallari tha se Meta trajtohet si çdo i paraburgosur, pasi të gjithë janë të barabartë sipas tij para ligjit.
“E kuptoj që do vëmendje të veçantë për të paraburgosin Metaj. Ne jemi njohur me raportin e Avokatit të Popullit. Raporti i Avokatit të Popullit është nën hetim. Nuk ka hetim administrativ te IEVP ‘Jordan Misja’. Nuk ka persekutim politik, pretendimet janë të pabazuara dhe nuk kemi një cënim të shprehjes ku kemi një balancë.”, tha ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

